Shpat Deda është një ndër këngëtarët që pëlqehet më se shumti nga vajzat e reja.
Por artisti prej dy vitesh është në një lidhje me Blerta Islamin me të cilën ka bashkëpunuar dhe më parë për krijime muzikore.
Këngëtari nuk flet shpesh përsa i përket jetës së tij private por së fundmi i thirrur tek emisioni i mbasdites ‘Rudina’ ai ka folur rreth lidhjes së tij.
‘Mund të them që jam me fat që kam gjetur një person me të cilin kuptohem shumë mirë.Po është shum e bukur, po mua më intereson se ka dhe cilësi të tjera që janë shum më të rëndësishme për mua’u shpreh këngëtari për partneren e tij.
Ndër të tjera ai ka shtuar se nuk e përjashton mundësinë për t’u martuar në të ardhmen, edhe pse këtë gjë e sheh si diçka proceduriale. Shpati ka treguar se të dashurën e tij ja ka prezantuar edhe të ëmës, duke qenë se lidhjen ai e konsideron si tepër të rëndësishme.