Këngëtari Mentor Mushkolaj kujton shokun e tij Gjeneralin Hero Luan Haradinaj

0
Gjigandi

“Sot më 06-05-20 bëhën 23 vite nga rënja heroike e heroit të kombit Luan Haradinaj, isha me fat që të njoha dhe të pata shok të vertetë, ti gjithmonë edhe si nxenës në shkollën e mesme ishe Luani, që ishe në gjendje të sakrifikohësh për shokët , ketë e deshmove më 6 Maj 1997 duke u flijuar në mbrojtje të shokëve të idealit, dhe duke sulmuar forcat Serbe në kurfirin artificial qe i ndante shqipëtaret, e fale jetën në mbrojte të tokave shqipëtare dhe idealit kombëtar, bashkimin e trojeve shqiptare, dhe largimin e okupatorit Serbosllav nga tokat Shqiptare. Lavdi Heroi im Luan Haradinaj “.

Kështu shkruan artisti i njohur Mentor Mushkolaj duke kujtuar heroin e Kosovës Gjeneral Luan Haradinaj, ku këngëtari ka qenë shok i ngushtë me të dhe në një gjeneratë ky i ruan këto kujtime ende të freskëta në zemrën e tij.

Mentori ka publikuar në profilin e tij në facebook dhe një këngë që i është kushtuar heroit dhe mikut të tij që dha jetën për liri.BS

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu