Boateng hakmerret ndaj Messi-t pesë vite pas turpërimit

0
Gjigandi

Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë.

Ylli i Bayern Munich, Jerome Boateng, e ka respektuar këtë fjalë të urtë dhe ka marrë hakmarrjen e tij ndaj Leo Messi-t, i cili e turpëroi më 6 majin e 2015-ës në Champions League. Një moment që ka bërë xhiron e botës, me Pleshtin që ka ulur në tokë gjermanin dhe ka dërguar topin në rrjetë.

Bota e internetit nuk harron dhe pas 5 vitesh ka kujtuar magjinë e argjentinasit, gjë që nuk është pëlqyer nga lojtari i Bayern Munich, i cili ka postuar një fotografi të atij momenti në Tëitter, duke shtuar:

“Ja ku e keni, diçka për të qeshur në këto ditë të vështirë. Uën do të marr kokoshkat dhe do të shikoj finalen e Kupës së Botës të 2014-ës”.

Për ata që mund të mos e dinë, ajo finale është fituar nga Gjermania e Boateng, që ka mundur 1-0 Argjentinën e Leo Messi-t.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu