Red Bull Salzburg mund të nënshkruajë me një lojtar si Cristiano Ronaldo

0
Gjigandi

Red Bull Salzburg mund të nënshkruajë me një lojtar si Cristiano Ronaldo, thotë mesfushori gjerman, Oliver Kragl. Kompania e njohur e pijeve energjetike filloi të investojë në futboll më 2005, kur bleu klubin austriak SV Austri Salzburg dhe e riemërtoi Red Bull Salzburg.

Në vitet që pasuan, Red Bull ka zgjeruar perandorinë e tij futbollistike, duke përfshirë New York Red Bulls, Red Bull Brasil, Red Bull Bragantino, Red Bull Juventus Ghana dhe, më së fundi, RB Leipzig. Klubi i fundit është ngritur shumë në futbollin gjerman, për t’u bërë pretendent i Bundesligës.

Si rezultat i kësaj mbështetje, Kragl, i cili luan në Serie B për Benevento, beson se klubet e Red Bull kanë fuqinë ekonomike të nënshkruajnë edhe me yllin më të njohur, Cristiano Ronaldo.

“Red Bull Salzburg bëri që fituesit në fuqi të Ligës së Kampionëve, Liverpool, të japin gjithçka në “Anfield” dhe mori një barazim në Napoli. Red Bull ndoshta do ta blinte Ronaldon që nesër, po të donte. Unë mendoj se Salzburg mund të bënte mirë edhe në Bundesligën gjermane”, ka thënë Kragl.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu