Pasuria e Kanye West së fundmi është publikuar edhe në revistën “Forbes”, e cila arrin shumën prej 1.3 miliard dollarë.
Në kuadër të pasurisë së tij, reperi posedon edhe disa vendpushime, vlerat e të cilave po ashtu prekin milionat, shkruan The Sun.
Për t’u shkëputur nga rutina gjatë izolimit, Kanye ka vendosur që të dërgojë familjen e tij në fermën e Wyoming, te prona në vlerë prej 28 milionë dollarësh.
Ndërsa Kim Kardashian është angazhuar që të mbajë shkollimin e katër fëmijëve të saj në shtëpi, duke ndjekur rregullat e distancës sociale për shkak të pandemisë coronavirus.
Tani është raportuar se 42-vjeçari i ka marrë gjërat në duar, në mënyrë që Kim të mund të ketë një kohë pushimi duke marrë edhe katër fëmijët me vete.
Ndërsa sa i përket rezidencës së tyre, Kim më parë kishte thënë se dhoma e teatrit familjar po përdoret më së shumti.