Jonida Maliqi është nënë e një djali.
Këngëtarja Jonida Maliqi ka realizuar një mini-intervistë për “Revistën Class”, ku i është përgjigjur disa prej pyetjeve më interesante nga fansat e saj.
Tepër kuriozë për jetën e saj private, e cila së fundmi ka pasur ndryshime, ndjekësit kanë dashur të dijnë planet e Jonidës për një tjetër fëmijë.
Dikush e ka pyetur këngëtaren nëse djali i saj, Dan, i kërkon motër ose vëlla.
Jonida ka treguar se i biri e shijon gjithë vëmendjen e saj dhe mesa duket nuk dëshiron një fëmijë tjetër në shtëpi.
“A të kërkon Dan një motër ose vëlla?”
“Jo, nuk ka pse, është qendra e vëmendjes sime, mesa duket ndihet i lumtur kështu.”- ka rrëfyer këngëtarja, duke lënë të kuptohet se momentalisht nuk ka plane të tilla në horizont.