“Jemi në pikën më të ulët”, ish-ministri flet për dialogun Kosovë-Serbi dhe sulmon Ramën

0
Gjigandi

Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe rolin e Shqipërisë. Bumçi akuzoi kryeministrin Rama, se me kursin e ri që nisi, i hapi rrugë Serbisë. Ish-deputeti demokrat tha gjithashtu, se Rama po merrte një rol paternalist, i cili i dha Vuçiçit, kapital politik.

“Zoti Rama nisi një kurs të ri, pajtim shqiptaro-serb. Kemi Kosovën, ajo i vendos termat e pajtimit. Rama e takoi Vucicin aq shpesh. Arriti deri aty sa bëri të dukej se Tirana është aktor për pajtimin. Zoti Rama tejkaloi ato vija dhe po merrte një rol paternalist. Serbisë kjo i përshtatej. Vuçic mori kapital politik, unë me shqiptarët merrem vesh, por me Kosovën asnjë hap përpara. Devijimi që u bë në politikën e jashtme, i hapi rrugë Serbisë. Jemi në pikën më të ulët që nga bombardimet e NATO-s“, tha Bumçi në emisionin “Java”.

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë dështoi për shkak të publikimit të aktakuzës të Prokurorisë Speciale për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kreut të PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarëve të UÇK. Menjëherë pas publikimit të akatakuzës, Thaçi anuloi takimin për rinisjen e dialogut në Ëashington dhe të njëjtën gjë bëri edhe kryeministri Avdullah Hoti një ditë vonë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu