Vetëm në Krujë zbulohen 41 vende ku kultivohej kanabisi

0
Gjigandi

Kryeministri Rama ka paralajmëruar miratimin brenda sesionit të nismës që po konsultohet prej afro një viti, me të cilin synohet legalizimi i mbjelljes së kanabisit për qëllime mjekësore.

Kjo sipas tij vjen pas disa vitesh me situatë nën kontroll.

Por policia ka dalë në terren dhe po konfirmon edhe konstatimin e kryeprokurorit të përgjithshëm se që prej 2019-es kultivimi i kanabisit po rritet.

Policia e Krujës, ajo e Durrësit dhe FNSH nga Tirana kanë zhvilluar kontrolle për zbulimin dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në zonat e Krujës.

Si rezultat i kontrolleve me dron, në Krastë, Picrragë, Nikël e Barkanesh, u evidentuan dhe u shkatërruan 59 lera të ndërtuara me plastmasë, të cilat shërbenin për të grumbulluar ujë, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

RonaTyra

Po ashtu, policia bën të ditur se po nga monitorimi me dronë dhe kontrolli me këmbë i territorit u evidentuan dhe 41 vende që ishin hapur rishtas në zona të pyllëzuara dhe malore të Krujës, me qëllim kultivimin e bimëve narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu