Ish-Miss Universe Kosova, Marigona Dragusha, është bërë nënë për herë të dytë.
Këtë ajo e bëri të ditur përmes fotografive të publikuara në Instagram, ku shfaqej duke mbajtur fëmijën e porsalindur në duar.
Ish-Missi bëri të ditur se janë bërë prindër edhe të një djali që e pagëzuan me emrin Lekë.
Kujtojmë që ajo dhe bashkëshorti i saj janë prindër edhe te një djali më të madh të quajtur Dren.
Ndryshe, Marigona Dragusha fitoi titullin ‘Miss Universe Kosova’, në 2009.