Forcat amerikane që kaluan në Irak si pjesë e tërheqjes nga Siria nuk kanë leje të qëndrojnë dhe mund të jenë vetëm në tranzit, tha të martën ushtria Irakiane raporton Reuters.
Deklarata irakene kundërshton njoftimin e Pentagonit se të gjithë 1.000 trupat që tërhiqen nga Siria veriore pritet të transferohen në Irakun perëndimor për të vazhduar fushatën kundër militantëve të Shtetit Islamik dhe “për të ndihmuar në mbrojtjen e Irakut”.
Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes sqaroi më vonë se situata ishte akoma e rrjedhshme dhe planet mund të ndryshonin.
“Të gjitha forcat amerikane që u tërhoqën nga Siria morën miratimin për të hyrë në Rajonin e Kurdistanit në mënyrë që ato të transportohen jashtë Irakut. Nuk ka asnjë leje të dhënë për këto forca të qëndrojnë brenda Irakut, “tha ushtria irakene në një deklaratë.