Rama thirrje pensionisteve: “Do te merrni menjehere leket e mohuara” – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje të gjithë pensionistëve, të cilëve iu është përllogaritur gabim pensioni, që t’i drejtohen platformës bashkëqeverisëse për të zgjidhur problemin e tyre. Gjatë takimit të përjavshëm me njerëzit që kanë gjetur zgjidhje, pasi i janë drejtuar kësaj platforme, kreu i qeverisë deklaroi se të gjithë pensionistët do t’i marrin lekët që iu janë mohuar. “Ne jemi shumë të angazhuar për t’i ardhur në ndihmë të gjithë pensionistëve, që kanë nevojë për rillogaritjen e pensionit. E mira e kësaj pune është që pasi bëhet llogaritja e pensionit do vendoset pensioni në shumën e drejtë, merret gjithë diferenca lekë dore. Kështu që të gjithë ato lekë të mohuara në disa vite vijnë menjëherë, dhe kjo e shlyen deri diku detyrimin moral të shtetit ndaj pensionistëve. I bëj thirrje të gjithë pensionistëve që kanë një problem, të mos mundohen të shkojnë në zyrat e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, por t’i drejtohen platformës bashkëqeverisëse, pasi ne zgjidhim me shumë kënaqësi problemin e tyre”, tha Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu