Të rinjtë mitrovicas inkurajohen të merren me sport

0
99
blank
Gjigandi

Panairi i Sportit “Mitrovica 2019” me klube të ndryshme sportive të Mitrovicës, është mbajtur sot në qendër të këtij qyteti, ku pati pjesëmarrje edhe të fëmijëve të shkollave fillore.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, tha se edukimi dhe fryma sportive janë rruga më e mirë e parandalimit të qëndrimit të fëmijëve nëpër rrugë, duke u marrë me aktivitete të kota.

Sipas tij, qyteti i Mitrovicës ka infrastrukturën më të mirë sportive në vend, andaj ka kërkuar përfshirje të të gjithë të rinjve në aktivitete sportive.

Mujka: Gjendja në infrastrukturën sportive në Mitrovicë  kurrë nuk ka qenë më e mirë

“Gjendja e infrastrukturës sportive në Mitrovicë kurrë nuk ka qenë më e mirë. Jemi I vetmi qytet që ka dy stadiume, jemi qytet i cili ka dy fusha sipas standardeve të UEFA-së dhe FIFA-së me bari artificial, dy palestra sportive, pishinën e mbyllur…Andaj, kjo është shenjë se dëshirojmë gjithë pjesëmarrje dhe përfshirje të gjithë të rinjve në aktivitete sportive”, ka thënë Mujka.

Në fund të panairit që u organizua nga Komiteti Olimpik i Kosovës, dhe u mbajt nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Mitrovicës, u ndanë kupa e medalje për pjesëmarrësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu