Ibrahimovic kthehet të hënën në Milano

0
Gjigandi

Zlatan Ibrahimovic do të kthehet nesër në qytetin e Milanos.

Skuadra e Milan u ka bërë thirrje të gjithë lojtarëve që të kthehen në qytet, pasi seancat stërvitore individuale tashmë kanë filluar.

Ibrahimovic ka vonuar paksa në rikthimin e tij, por sipas ‘Gazzetta dello Sport’, suedezi do të kthehet nesër në Itali.

Ibra do të vazhdojë karantinimin për dy javë të tjera, sapo të kthehet në Itali.

Sulmuesi do të kthehet në stërvitjet e skuadrës sapo të përfundojë karantinën dhe t’iu nënshtrohet testeve për Covid-19, sigurisht nëse këto të fundit dalin negative.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu