Këngët e Bebes po dëgjohen nga grup mosha të ndryshme.
Bebe Rexha ka bërë një grup të madh fansash dhe muzika e saj po dëgjohet nga grup mosha të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe personat mbi 50-tat.
Së fundmi një 67-vjeçar ka ndarë një video me nipin e tij ku tregojnë se janë të ‘çmendur’ pas këngëtares shqiptare.
“Përshëndetje Bebe, unë jam një fans i yti, e dua muzikën tënde dhe zërin tënd, dhe e di që nipi dhe mbesa ime çmenden pas teje”, thotë në video 67-vjeçari, ku më pas inkuadrohet edhe nip i tij i cili shton:
“Hey çkemi Bebe, ky është gjyshi im dhe ai është fans i yti. Aktualisht ai është duke dëgjuar këngën “I’m gonna show you crazy”.
Kjo ka mbushur Beben plot emocion e cila e ndan videon menjëherë në llogarinë e saj në Instagram dhe shkruan “Kjo është dashuri”.