Dikur të lidhur, Anaid Kaloti tregon se pse nuk flet më me Oriola Marashin

0
Gjigandi

Këtë të hënëm në ‘Ftesë në 5’ ka qenë ish-fituesi i ‘Big Brother 6’ Anaid Kaloti. Ai ka folur ndër të tjera për lidhjen që ka pasur me modelen seksi, Oriola Marashi dhe për raportin që mban tani më këtë të fundit.

Lidhja e tyre ka qenë shumë e përfolur vite më parë. Ai ka folur rreth temës ‘A mbetemi dot shokë me ish-partnerin?’ duke treguar kështu eksperiencat e veta. Anaidi ka treguar se ka mundur të mbajë marrëdhënie shoqërore për pak kohë me Oriolën por më pas ka mbyllur çdo komunikim me të.

Arsyeja është mosmenaxhimi i ndjenjave nga ana e tij.

“Me Oriolën nuk flas. Kemi pasur një komunikim pak muaj pasi u ndamë. Tani kemi vendosur që të mos flasim. Nuk menaxhoheshin dot ndjenjat, nuk e di nga kush por nuk menaxhoheshin. Arsyeja? Nuk menaxhoheshin dot. Nuk e di nga kush, por nuk menaxhoheshin dot ndjenjat. Nga unë, mbase…” – tha Anaidi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu