Gjërat që njerëzit fillojnë të bëjnë pasi i japin fund një marrëdhënieje

0
Gjigandi

Nuk ka njeri në botë që nuk ka qenë një herë të vetme në një situatë të tillë ku i është dashur të rifillojë jetën pas një ndarjeje! Shefja e një agjencie martesore, Tamsen Fadal nuk bën përjashtim! Madje, ajo vjen nga një divorc i dhimbshëm e i duhet të gjejë kuptimin e ri të jetës.

Në librin e saj: “Beqarja e re, të gjesh, të rregullosh dhe të biesh në dashuri me veten”, ajo flet për zbulimet që bëjnë njerëzit gjatë kësaj periudhe. Ka shumë gjëra të rëndësishme që njerëzit fillojnë t’i realizojnë pasi shkëputen nga partneri. Këtu janë shtatë prej tyre!

Nuk ka ndodhur asgjë e tmerrshme

Në fillim, do të ndjeheni keq për veten tuaj, do të vuani, do të mendoni për kohën që keni kaluar së bashku dhe do t’u tregoni miqve tuaj gjithçka. Do keni net pa gjumë dhe do të humbni oreksin tuaj. Por do të ketë një moment kur thjesht do të ecni përpara. Tamsen mendon se 90 ditët e para pas ndarjes me dikë janë më të vështirat. Ato janë “mënyra e mbijetesës”. Ajo rekomandon të mos merrni vendime të nxituara, të shpëtoni nga gjërat që ju lëndojnë dhe gjithashtu t’i kushtoni vëmendje pamjes dhe shëndetit tuaj.

Ju dinit shumë pak për veten tuaj

RonaTyra

Në marrëdhënie njerëzit bëjnë shpesh kaq shumë kompromise sa harrojnë ato që duan vërtet dhe kush janë vërtet. Ju nuk doni të zhgënjeni partnerin tuaj, kështu që gjatë fundjavave bëni ato që dëshiron ai, dhe madje shkoni me pushime në vendet që do ai. Epo, tani është koha për të bërë atë që ju pëlqen vërtet. Ndoshta do të rezultojë se nuk ju pëlqen modeli i apartamentit tuaj, që nuk ju pëlqen të gatuani aq shumë, dhe doni të shkoni në plazh në vend të Alpeve ku keni shkuar çdo vit.

Keni kohë për veten

Sigurisht, jo të gjithë mund të shkojnë me pushime apo në kinema sa herë të duan! Por, mund të provoni një recetë të re ose të meditoni në shtëpi. Tamsen rekomandon të “shpëtosh veten”. Kjo do të thotë që ju duhet të fikni të gjitha pajisjet tuaja elektronike për një orë dhe ta kaloni këtë kohë në heshtje me veten tuaj. Kjo do t’ju japë një shans për të marrë frymë dhe për të parë përreth.

Është më mirë të jesh beqare sesa vetëm në një lidhje

Një nga arsyet kryesore pse njerëzit i mbajnë marrëdhëniet e tyre është frika për të qenë vetëm. Ideja për të shkuar në kinema, për të darkuar dhe për të kaluar vetëm fundjavat vetëm është frikësuese dhe madje e tmerrshme për disa. Por në fakt, ne nuk kemi frikë të jemi vetëm fizikisht, por jemi vetëm me mendimet dhe ndjenjat tona. Të qenit beqar nuk është njësoj si të qenit vetëm. Nuk është një sëmundje që duhet ta trajtoni. Kjo është vetëm një mundësi për të mësuar më shumë për veten tuaj dhe të bëni gjithçka që dëshironi këtu dhe tani.

Për të gjetur “personin e duhur”, duhet që fillimisht të heqësh dorë nga “personi i gabuar”

Rruga ka mbaruar kur arrihet një qëllim…E njëjta gjë funksionon për marrëdhëniet. Dy njerëz takohen, ata mësojnë diçka së bashku dhe kur mësimi mbaron, marrëdhënia bëhet e padobishme. Edhe pse ky moment është zakonisht i trishtë, ky është çmimi i qasjes në nivelin tjetër të vetë-zhvillimit. Para se të filloni një marrëdhënie të re, sigurohuni që të jetë ndryshe nga e para.

Tani mund të bëni shumë gjëra

Ndoshta para se të takonit partnerin tuaj, keni pasur disa ëndrra ose plane, por jeta juaj së bashku ju bëri që të rishikoni përparësitë tuaja. Tani asgjë nuk ju kufizon dhe ju mund të bëni realitet ëndrrat tuaja.

Ju duhet të jeni e përmbushur për të qenë e lumtur me dikë tjetër

Është e rëndësishme të dini se kujt mund t’i besoni, por është më e rëndësishme të besoni edhe veten. Thoni me zë të lartë atë që ju shqetëson dhe kjo do t’ju bëjë të ndjeheni më mirë. Ju nuk mund të gjeni një të dashur të ri para se të kuptoni se çfarë ju nevojitet dhe çfarë dëshironi, realisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu