Dizajnerja e njohur shqiptare që jeton dhe vepron në Hamburg të Gjermanisë, ka sjellë kreacionet e reja, fustane të mahnitshme, të cilat mund të vishen në raste të veçanta, solemne, përcjell Bota sot.
Kreacionet i ka treguar përmes modeles Lora Bratotini, me fotografi të realizuara nga fotografi Endrit Hoti, ndërsa që fotot janë realizuar në objektin Nura Grup.
Fustanet me ngjyrë të bardhë, të kuqe dhe të zezë janë tejet të bukur dhe me stil, që mund t’i vishni për rastet tuaja më të veçanta.