Flet ylli i Bayernit: Leon Dajaku tregon për fillimet e tij në futboll e deri tek Bayern Munchen

0
Gjigandi

Futbollisti i Bayernit Munchen Leon Dajaku, në një intervistë ekskluzive ka treguar momente të veçanta të jetës së tij.

Dajaku ka folur për fillimet e tij dhe dashurinë për futbollin.

Ai tha se ka filluar që nga mosha katërvjeçare të merret me futboll.

“Kam kaluar shumë mirë më ju thanë të drejtë. Nuk ka qenë kohë e gjatë, sepse është sezoni i parë. Unë kam luajtur edhe për ekipin e parë edhe për të dytën, ju kam ndihmuar edhe në fund me gol. Ka qenë sezon shumë i mirë për mua “.

“Unë kam filluar të luajt futboll nga mosha katër vjeçare duke luajtur në banesë. Nëna më tregonte se i bëja çorapet bashkë edhe u mundoja të shënoja gola. Derisa më çuan në vendin ku edhe kam lindur në Ëeiblingen, por kam banuar në Rommelshausen”.

RonaTyra

“I kam pasur katër vjet, aty kam luajtur deri në moshën 11 vjeçare. Pastaj në Weiblingen i kanë pasur dy ekipe edhe i pari edhe i dyti. Por, nuk më morën në ekipin e parë. E falënderoj për ndihmën trajnerin shqiptar Bashkim Karameta”.

“Pas kësaj jam përcjellë nga dy ekipe edhe nga Stuttgarti edhe nga Hoffenheim.Por për të shkuar në Hoffeinheim ka qenë shumë larg, puna e shkollës. Jam ulë dhe e kam diskutuar me familjen dhe Stuttgarti ishte zgjidhja e duhur”.

“Aty kam luajtur për pesë vjet nga U-14. Edhe aty kam luajtur edhe për profit, kundër Wolfsburgut edhe kundër Gladbachut. Ka qenë kënaqësi. Tash qe një vjet jam në Munchen”.

Talenti ka treguar rrugëtimin e tij deri tek debutimi në ekipin e parë tek bavarezët.

“Në sezonin e parë te Bayerni nuk e kam pasur edhe aq të mirë. Por në U-16, e kam pasur trajnerin shumë të mirë. Ai më thoshte merre topin dhe një kundër një, bëj çka të mundesh.  Pastaj në U-16 e kam pasur një sezon të mirë, i ka shënuar disa gola. Në U-19, 15 gola, në 10 ndeshje”.

“E nga aty kam shkuar veç përpjetë. Në U-17, më ka marrë më kanë ftuar për kategori më të mëdha për U-19.Pastaj ka ardhur Korkuti, te ata kam luajtur për herë të parë tek profat”.

“Markus Weinzi, ishte trajneri që ma dha mundësinë të luajë me ekipin e parë, kundër Gladbach. Ndeshja e parë ka qenë kundër Wolfsburgut kur kam luajtur për Bayernin”.

“Është një ndenje që nuk është e mundur me përshkruar. 18-vjeçari duke i parë 80 mijë shikues.Nuk ka qenë kohë e gjatë”.

Ai në të gjitha garat dhe paraqitjet për Bayernin i ka 33 paraqitje, ku ka arritur të i shënoj 6 gola dhe duke dhuruar pesë asistime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu