Reagon Conor McGregor

0
Gjigandi

Conor McGregor ka patur një përplasje shumë të ashpër me Khabib Nurmagomedov.

Lufta mes tyre i kaloi kufijtë e kafazit, pasi pati fyerje në familje apo dhe në fe. Rusi fitoi dhe menjëherë pas ndeshjes miqtë e tij sulmuan irlandezin.

Babai i Khabibit, Abdulmanap, ishte njeriu që kërkonte gjithmonë paqe mes të dyve dhe donte që gjithçka të mbetej brenda kafazit. Irlandezi ka treguar respektin e tij dhe ka lënë një postim në Twitter për ndarjen nga jeta të babait të kundërshtarit të tij.

“Humbja e një babai, një trajneri dhe një njeriu të përkushtuar ndaj sportit. Ngushëllime dhe pushofsh në paqe Abdulmanap Nurmagomedov”, – shkruan McGregor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu