Aktorja e famshme turke, Berguzar Korel, kishte shumë kohë që nuk fliste me motrën e saj, Zeynep.
Kjo e fundit jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe punon në sektorin e pastrimit.
Ka qenë vetë Zeynep ajo që ka zbuluar se e motra dhe familja nuk i flisnin, pasi ajo punon si sanitare.
Por duket se këtij sherri i ka ardhur fundi, pasi aktorja e dashur për publikun dhe familja e saj janë pajtuar me Zeynep-in.
Edhe pse s’ka asgjë për t’u turpëruar me këtë profesion, familja e aktores nuk e pranonte faktin që Zeynep të punonte pastruese.
“Ne flasim tani. Flas me mamanë dhe me Berguzaren gjithashtu. Shpresoj që kjo të jetë zënka e fundit mes nesh. Unë dua të vazhdoj punën time dhe të qëndroj larg këtyre sherreve”, ka thënë më herët motra e aktores.