Festivali i Këngës edhe këtë vit me probleme

0
Gjigandi

Më pak se dy muaj na ndajnë nga edicioni i 58-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, i cili çdo vit mbledh në një vend artistë nga të gjitha trojet shqiptare.

Pjesë e skenës së madhe të RTSH-së, janë emra të njohur të muzikës shqiptare, por që nuk përjashtohen as këngëtarët e rinj të cilët kanë talent dhe potencë vokale.

Këtë miks gjeneratash e gjejmë edhe në listën zyrtare të pjesëmarrësve të këtij edicioni, e cila tashmë është bërë publike.

Elvana Gjata, Arilena Ara, Albërie Hadërgjonaj, Robert Berisha, Era Rusi, janë vetëm disa prej emrave që e përbëjnë këtë listë. Këta njëherësh janë edhe pretendentët për të përfaqësuar Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës “Eurosong”.

Si çdo vit, edhe sivjet, u zgjuan polemika e debate të mëdha menjëherë pas publikimit të listës zyrtare.

RonaTyra

Gazetari Butrint Pasjaqa, për emisionin #gjesi në T7 ka thënë se jo veç në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera, ka polemika të tilla para çdo garë.

Se fituesi dihet ende pa u mbajtur festivali, janë deklarata të shumëdëgjuara në çdo edicion. E se fituesi dihet edhe sivjet, është diçka me të cilën po merren këngëtarët, mediat por edhe audienca gjatë këtyre ditëve.

Si emër fitues i këtij edicioni është përmendur Elvana Gjata.

Ndryshe, Alketa Vejsiu si prezantuese e ngjarjes më të madhe muzikore në vend, dhe Vera Grabocka, në rolin e drejtoreshës artistike, premtojnë spektakël dhe emocione. Grabocka në këtë edicion shënon rikthimin e saj pas 25 vitesh, pas pjesëmarrjes së fundit në vitin ’94.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu