Këngëtarja Teuta Kurti, prej tre vitesh është larguar nga skena e muzikës shqiptare.
E ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, këngëtarja ka zbuluar se shkak për shkëputjen e gjatë nga skena ka qenë ardhja në jetë e binjakëve.
Teksa rrëfeu se nuk është e lehtë të kujdesesh për ta gjatë karantinës, kjo u dëshmua edhe live, kur këngëtares iu desh të shkonte në tualet për të përfunduar lidhjen skype.
“Ardhja në jetë e binjakëve, përkushtimi ndaj tyre, më ka bërë t’i largohem skenës. Shumica më thonë ‘nuk je e vetmja që ke bërë fëmijë’. Është shumë e vërtetë. Por kur vendosa të krijoj familje, kam dashur t’i përkushtohem vetëm saj. Vitet që rriten fëmijët nuk kthehen, ndërsa paraqitjet në skenë janë të shumta”, u shpreh këngëtarja, nënë e tre fëmijëve.
Teuta zbuloi gjithashtu se kësaj pauze të gjatë shumë shpejt do ti vijë fundi dhe se është në përgatitje të një balade.
{“videoid”:”1588922621135″,”type”:50,”ratio”:0.75}
“Jam në bashkëpunim me një ndër kompozitorët. Nuk ka për të qenë e lehtë se jam shkëputur nga këndimi prej tre vjetësh. Mendoj se shumë shpejt do e realizoj, dhe me klip në këtë rast. Sivjet ka qenë koha që doja të rikthehesha, por viti 2020 nuk nisi dhe aq mirë. Kam pasur plan të marr pjesën në festival. Nuk e di cilin, pauza ka bërë të vetën,” u shpreh këngëtarja.