Fejzullahu: Më vjen keq për dasmorët nëse e humbin gëzimin e tyre familjar

0
Gjigandi

Pas deklaratës së Ministrit të Shëndetësisë Armend Zemaj, në lidhje me vështirësinë e lirimit të masave për veprimtarit e tjera, kanë reaguar pronarët e sallave të dasmave në Kosovë, ku kanë paralajmëruar një protestë të hënën në ora 12:00 para Ministrisë së Shëndetësisë.

Këngëtari i njohur shqiptarë Ermal Fejzullahu i pyetur nga Kosova Post  se si e sheh mos lejimin e deri tanishëm të mbajtjes së dasmave ai është shprehur se për këtë gjë i vjen keq më shumë për dasmorët sepse sipas tij ata e presin me padurim ditën e tyre më të veçantë.

“Më vjen keq më së shumti për dasmorët sepse ata më së shumti humbin në këtë drejtim duke pasur parasysh se e presin këtë gëzim familjar. Sigurisht që më vjen keq edhe për ekonominë e vendit sepse në dasma më së shumti konsumohen produktet vendore” tha Fejzullahu.

Në fund Fejzullahu u shpreh pro dasmave dhe mbajtjes së tyre, ai e mirëpret lajmin për rihapjen e restauranteve dasmore.

Kujtojmë se Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj, ka thënë  se do të jetë vështirë të shkohet me lirimin e masave për veprimtari të tjera përderisa në veprimtaritë e lejuara përgjatë fazës së dytë dhe të tretë të hapjes graduale nuk respektohen masat e marra nga Qeveria e vendit dhe rekomandimet e IKSHPK-së.

RonaTyra

“Disa veprimtari të tjera të parapara për t’u rivlerësuar në fazën e III-të duhet marrë më shumë kujdes, për shkak në njërën anë të presionit të madh që vjen prej tyre për t’u liruar, dhe në anën tjetër rrezikut të përhapjes së virusin, pasi që shumica prej tyre kanë të bëjnë me fluks të madh të qytetarëve që gravitojnë në to apo që janë pjesëmarrës dhe në veprimtaritë e lejuara respektimi i masave nuk po ndodh”, ka thënë Zemaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu