Futbollisti është shoqëruar nga e dashura në këto ditë izolimi.
Oriola Marashi dhe Eros Grezda kanë qenë mjaft të përmendur javët e fundit për lidhjen e tyre të cilën çifti tanimë e kanë konfirmuar.
Së fundmi futbollisti ka treguar për “Vizionin e Pasdites” se ata po qëndrojnë së bashku në Kroaci, dhe tregoi si është të jesh mbyllur me modelen.
“Jam në shoqëri shumë të mirë, jam në shoqërinë e të dashurës dhe e kalojmë shumë bukur. Gjithmonë është më mirë ta kalosh kohën në shoqërinë e dikujt se sa vetëm,” u shpreh Grezda.