Ditën e sotme bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta, Ermal Hoxha feston ditëlindjen.
Në këtë ditë të shënuar për njeriun e zemrës, Rezi ka bërë një urim të ndjerë për babanë e vajzës së saj.
Duke publikuar një fotografi të tyre, ajo shkruan sipër saj, “Kur u njohëm të dy shumë të rinj, numëronim çdo ditë ditëlindjet e njëri-tjetrit. Sot numërojmë sesa shumë ëndrra kemi realizuar bashkë… Uroj të plakemi bashkë e të numërojmë ëndrrat e nipërve dhe e mbesave tanë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e madhe! Me ty pranë jam gruaja më e lumtur në botë”.
Çifti ka kaluar jo pak vështirësi, pas arrestimit të Ermalit si pjesë e grupit të laboratorit të kokainës në Xibrakë, teksa Rezi ngeli vetëm me Herën e vogël.
Ermali u lirua nga burgu para nj viti e gjysmë, duke bërë që familja të bashkohet.
Ai u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda në korrik të 2017 me 10 vite burgim me gjykim të shkurtuar, së bashku me anëtarët e tjerë të grupit ‘Xibraka’. Nga gjykimi i shkurtuar dënimi zbriti në 6 vite dhe 8 muaj burgim.