Erion Zeqiraj dhe e dashura e tij basketbolliste, Blerta Ligaj janë një ndër çiftet me të komentuara të momentit në mediat rozë.
Dhe dy ditë më parë u përfol për një ndarje të çiftit, që bashkëjetojnë prej gati 1 viti.
Thashethemet janë hedhur poshtë nga moderatori, i cili është shprehur se nuk janë të vërteta.
“Çfarë patën portalet me ty?”– u pyet ai, teksa ishte i ftuar në emisionin “Vizioni i pasdites”.
‘Bëjnë shaka, nuk është e vërtetë. Bëjnë shaka, mesazhi më i bukur që ka ardhur, ngaqë po rregullojmë shtëpinë ishte nga këto që bëjnë arredimet. Më tha gjithë ai projekt i bukur kaq shpejt u prish. I thashë mos u bëj merak se do vijmë ta bëjmë sërish shtëpinë tek ju,”- u përgjigj Erion Zeqiraj.
Lajmet për një ndarje të çiftit u përhapën pasi Blerta Ligaj postoi një foto në Instagram ku shkruante: “Më thanë bëj një foto ta hedhësh kur të ndahesh.”
Mjaftoi ky koment për të aluduar se basketbollistja dhe moderatori i kishin dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Çifti bënë publike lidhjen gjatë periudhës së karantinës nëpërmjet fotove të publikuara në rrjetet sociale.
Ata bashkëjetojnë me njëri-tjetrin dhe duken më të dashuruar se kurrë.
Gjatë një interviste, Blerta Ligaj tregoi se moderatori është më tolerant se ajo dhe kur mërzitet e mbush me lule e dhurata.
“Erioni është më romantik. Bën gjithmonë surpriza jo vetëm kur kemi raste. Edhe kur mërzitem, shikoja vetëm lule tek shtëpia ime. Në fillim sepse tani jetojmë bashkë. Lule dhurata,”- tha vollejbollistja në emisionin “Rudina”, ku ishte e ftuar së bashku me Erion Zeqirajn.
Ndërsa Erioni shtoi: “Ka pasur debate. Kur nuk je në një shtëpi është e vështirë pjesa e menaxhimit të situatave. Fillon një konflikt. Është ndryshe kur je në një shtëpi. Je më i mbledhur më i kontrolluar. Ka shpërthimi edhe nga ana ime, dhe nga ana e Blertës. Kur je nga Vlora si Blerta, mundohem ti hap rrugë. Unë jam nga Përmeti. I dërgoj gjithmonë lule. Kam menduar që është më mirë të mos krijosh problem se shkon më shtrenjtë, duke shpenzuar (qesh). Tani ka pasur shumë më pak konflikte sepse normalisht janë shpenzimet më të mëdha.”
Por kush është më shumë xheloz nga të dy? Blerta Ligaj pranoi se ajo është më xheloze por me kufij, ndërsa Erion Zeqiraj tha se nuk e shfaq.
“Jam unë xheloze. Po jam pak por gjithmonë jam xheloze me kufij,”- rrëfeu vollejbollistja.
“Është e shfaqur, ndryshe nga unë që jam i pashfaqur,”– u shpreh moderatori.
“Thjesht mërzitet dhe unë e kuptoj,”– përfundoi Blerta Ligaj.
Erion Zeqiraj rrëfeu se çfarë e tërhoqi në fillim tek partnerja e tij, duke theksuar se e intrigoi më shumë indiferenca e saj ndaj tij.
“Në fillim më pëlqeu fiziku. Është kontakti i parë për t’iu afruar. Ajo që më intrigoi më shumë ishte pjesa e indiferencës së madhe ndaj meje. Nuk isha mësuar,”– tha ai.