Ditën e djeshme mësuam listën e plotë të artistëve pjesëmarrës në Festivalin e Këngës në RTSH, ndërsa vetëm pak orë pas shpalljes së kësaj liste një skandal duket se e ka përfshirë këtë kompeticion ende pa nisur.
Sipas portalit “JOQ” në redaksinë e tyre ka ardhur një denoncim nga një gazetari vjetër i RTSH, emri i të cilit nuk është bërë publik, ku shkruan se drejtuesit e festivalit e kanë zgjedhur fituesin e garës së këtij viti e ajo është këngëtarja Elvana Gjata.
Gazetari ka treguar se ai bashkë me një pjesë të stafit që po merret me festivalin kanë renditjen përfundimtare të artistëve që do të marrin pjesë në festival.
Sipas kësaj liste Elvana Gjata do të na përfaqësojë këtë vit në Eurovizion, ndërsa vendin e dytë në Festivalin e Fundvitit do të renditet Era Rusi e në të tretin Arilena Ara.