Mozzik zbulon se kënga “Edhe ti” i dedikohet një femrës, me të cilën ishte në lidhje shumë vite m…

0
Mozzik zbulon se kënga “Edhe ti” i dedikohet një femrës, me të cilën ishte në lidhje shumë vite m…
Gjigandi

Artisti i njohur shqiptar, Mozzik, po vazhdon të jetë shumë i kërkuar nëpër mbrëmje teksa po mban koncerte të njëpasnjëshme në vende të ndryshme.

Ai deri më tani ka publikuar një sërë këngësh që janë shndërruar në hite të mëdha.

Një ndër ta është edhe “Edhe ti”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperen Tayna në janar të vitit 2020.

Pamje nga klipi “Edhe ti” (Foto: Screenshot/YouTube)

RonaTyra

Projekti i dyshes u prit shumë mirë nga publiku dhe tanimë ka kaluar shifrën e 45 milionë klikimeve në YouTube.

Në një nga koncertet e fundit, Gramos Aliu (emri i vërtetë) ka thënë se ky projekt i është dedikuar një femrës, me të cilën ishte në lidhje vite më parë.

@megalluksi20 #viral #mozzik ♬ son original – KOLITHEFLYBOY 🦁🦁

“E kam pasur një femër njëherë, edhe ajo lakmojke shumë. Lakmojke qaq shumë sa qe më është dashur t’ia bëj një këngë me emrin Lakmitare”, u shpreh ai.

Kjo duket të jetë përpara romancës me ish-partneren e tij, Loredana Zefi, që ndan vajzën e quajtur, Hana.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu