Elisa Spiropali zbulon gjininë e bebit: Ja pse ky fëmijë do më ngjajë më shumë mua!

0
Gjigandi

Elisa Spiropali ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të ndarë emocionet e pritjes së ëmbël dhe për të zbuluar më tepër nga bebi që pritet të vijë pas disa muajsh në jetë.

Në prag të muajit të shtatë, ministrja tregoi se po kalon një shtatzëni të lehtë dhe të mbarë, që deri tani nuk e ka penguar të vazhdojë punën dhe angazhimet e shumta.

Gjatë bisedës ajo zbuloi për herë të parë se është në pritje të një djali, edhe pse fillimisht dëshira e të shoqit ka qenë një tjetër motër për Naltën e tyre 4 vjeçare.

Sa i përket nepsit të shtazënisë, Elisa tha se gjatë kësaj kohe është shumë e dhënë pas ushqimeve të kripura dhe pikante, duke veçuar turshitë dhe ushqimet që kanë shumë piper.

“Tani, sigurisht që oreksi është më i shtuar, kam shumë neps si të gjitha gratë…Të kripura dhe pikante, nuk jam e të ëmblave, nuk jam njeri që kam qejf të ha çokollata, jo. Po këto pikantet po, turshitë, ushqimet që kanë piper, këto më shijojnë shumë. Kështu djali do më ngjajë mua, do jetë i kripës dhe i piperit, jo i sheqerit”, tha ajo duke qeshur.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu