Eduart Grishaj ka 10 receta të preferuara nga Arbana Osmani

0
Gjigandi

Pas 5 ditëve të gjata e të ngarkuara me fansa e dashamirës, amvisa e të tjerë që e duan më pak kuzhinën e më shumë Arbanën, moderatorja e njohur e Top Channel vijon të japë autografet e fundit në Panairin e Librit. Bashkë me të në këtë projekt të gjatë ka qenë edhe Eduarti, pa ndihmën e të cilit, me siguri, suksesi i Arbanës nuk do ishte i njëjtë.

Si radhët e gjata në Panair, ashtu edhe promovimi online që moderatorja i ka bërë librit të saj me receta, pa dyshim, i kanë kaluar pritshmëritë. Megjithatë, edhe pse Eduarti ka qenë në çdo hap të këtij projekti, ka shijuar çdo recetë të Arbanës, ka shtuar edhe kile madje, ai sot veçon disa receta nga të tjerat.

Duke xhiruar apo fotografuar recetat e Arbanës, Eduarti ka shijuar çdo moment, ka ndier çdo aromë e çdo sekret Arbane brenda tyre, veçse këto 10 që ai ka zbuluar sot janë ndryshe nga të tjerat.

Në ditën e fundit të Panairit të Librit, Eduarti ka ndarë me miqtë e tij virtualë 10 recetat e preferuara nga Arbana, mes të cilave, sushi, rizoto, karkaleca me perime e shumë të tjera, të cilat për Eduartin “pikërisht këto ushqime janë të pakrahasueshme me çdo vend që i kam provuar në botë…”

RonaTyra

Si tha? “Të pakrahasueshme më çdo vend tjetër në botë….?”

Nuk thonë kot, dashuria vjen nga stomaku…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu