E vetmja shampo që nuk duhet ta përdorni asnjëherë, sipas dermatologëve

0
90
Gjigandi

Produktet që përdorim luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shëndetin dhe pamjen e flokëve tanë. Në veçanti, zgjedhja e një shampoje që mban flokët të shëndetshëm dhe të fortë është një proces i rëndësishëm. Fatkeqësisht, disa marka shamposh në farmaci bëjnë të kundërtën e mbajtjes së flokëve të shëndetshëm. Sipas dermatologëve, një pjesë e mirë e shampove që jeni duke përdorur mund të ndikojnë për keq ose të shkatërrojnë pH e skalpit derisa mund të çojnë deri në rënie flokësh.

Sipas Erum Ilyas (MD, MBE, FAAD), problemi i madh me shampot e farmacive është se shumë prej tyre kanë pH të gabuar. Ajo shpjegon se “disa studime sugjerojnë që pH i shampove mund t’i bëjë flokët tanë më të ndjeshëm ndaj këputjeve”.

Si një dermatolog i certifikuar, Ilyas paralajmëron: “Flokët kanë nevojë për një acid për t’i bërë më pak të ndjeshëm ndaj lagështirës, të ftohtit dhe fërkimit”.

Me fjalë të tjera, zgjedhja e një shampoje me pH të gabuar mund të ketë efekte negative në shëndetin dhe pamjen e flokëve tuaj.

Ky problem është veçanërisht i përhapur në farmacitë lokale. “Një studim tregoi se 75% e shampove të salloneve kishin pH e duhur, në krahasim me vetëm 38% të atyre që gjenden nëpër farmaci”, – deklaron Ilyas.

Nisur nga këto rezultate, ka shumë të ngjarë që edhe ju ta blini shampon në farmaci apo jo?

Për shkak se kontrolli i pH mund të jetë një sfidë për ju, Ilyas rekomandon gjithashtu të kontrolloni përbërësit e shampos, siç është sulfati i natriumit, – ai që e bën shampon të shkumëzojë.

Sasia e lartë e sulfatit të natriumit mund të çojë në një rrezik të lartë të dëmtimit dhe rënies së flokëve, sepse zhduk vajrat natyralë të flokëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu