Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare është e ndjekur nga miliona fansa në rrjetet sociale.
Ajo ndan çdo ditë me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore, duke mos hezituar të tregojë edhe për problemet që ka me shëndetin mendor.
Muaj më parë, Rexha pranoi se është bipolare, çrregullim ky nga i cili bën që disponimi i saj të ndërrojë shumë shpesh.
E kjo gjë mesa duket i ndikon që shpesh herë të bëjë postime në rrjetet sociale pa u menduar mirë, ose edhe thjeshtë për të bërë shaka me fansat duke treguar në detaje se si ajo është në përditshmëri.
Ditën e së premtes, këngëtarja shkroi se po ndjehet tejet keq dhe e plotë, ngase pesha duket të jetë një problem i vazhdueshëm për të.
“Unë ndjehem si m*t sot. Ndjehem kaq e pasigurt dhe topolake”, ka shkruar Bebe Rexha në InstaStory.
Nuk vonoi shumë dhe ajo përsëri bëri një status befasues për ndjekësit në Instagram, duke shkruar se kjo ndjenjë e pasigurisë po i vjen për vet faktin se ajo është gatit të futet në periudhën e ciklit.
“Dua të mbetem pozitive dhe t’ia kujtojë vetes që jam një kuçkë e keqe. Edhe përkundër faktit që jam shumë pranë periodave, por do të mundohem të mbetem në qetësi”, ka shkruar 30-vjeçarja.
Duke u treguar kaq e hapur me fansat, këngëtarja me prejardhje shqiptare ka krijuar një simpati të veçantë për të gjithë ata që e ndjekin vazhdimisht dhe e duan muzikën e saj.