Nëse një njeri në Kosovë meriton Çmimin e ‘Punëtorit Sportiv të Vitit’ padyshim është Latif Demolli.
Karizmatiku Demolli është zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjyqtar ndërkombëtar, ka pasur një vit për mbamendje.
E nisi vitin si sheik ashtu siç ia ka zakon! Ia uroj të gjithëve vitin 2020, për një vit të bukur por ashtu nuk i doli, sepse pak kush e ka menduar se do të ballafaqohem me pandeminë Covid 19.
E para, njeriu më popullor në sportin e Kosovës, Demolli, me 18 mars u kthye nga Londra me kombëtaren e Kosovës dhe e dërguan në karantinë për shkak të Covid 19.
Ai qëndroi 16 ditë në karantinë me boksierë në Konviktin e studentëve në Prishtinë.
Në këtë kohë disa herë ka folur për media nga dritarja e konviktit, duke mos lejuar që ata të kthehen pa informatë.
E dyta, edhe pse e mbyllën aty nuk u ndal, vazhdimisht punonte, shkruante komunikata për boks dhe iu drejtohej opinionit, kur të gjithë pushonin.
Kur të gjitha federatat rrini në heshtje e nuk kishin as ide, Demolli punonte sikur bletë, i zgjuar e me përplot ide, nuk ndalej dhe e mbante gjallë frymën e sportit.
E treta, ky njeri meriton ‘Çmimin e Punëtorit Sportiv”, të paktën të jepej nga Komiteti Olimpik i Kosovës, sepse bëri punë, madje jepte deklarata edhe për dritare. Sot është edhe më energjikë, njeriu që e mban gjallë boksin dhe ka autoritet në rrafshin ndërkombëtar. Demolli është i mishëruar me boksin, mbi 47 vjet aktiv. Gati pesë dekada të lavdishme apo i vetmi gjyqtar nga Kosova që referon në rangun më të lartë botëror! Sot punon me zell të shtuar, është i gjithanshëm!