Iggy Azalea ka lindur një djalë në fshehtësi.
Reperja nga Australia, 30 vjeç, pranoi se priti kohën e duhur për të ndarë lajmin e mrekullueshëm me botën.
Nuk dihet ende se sa vjeç është i vogli.
Ajo shkruajti: “Unë kam një djalë.”
“Vazhdova të prisja kohën e duhur për të thënë diçka, por duket sikur sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë e kuptoj se gjithmonë do të ndihem e shqetësuar për të ndarë një lajm kaq të madh me botën.”
“Unë dua ta mbaj jetën e tij private, por kam dashur ta sqaroj se ai nuk është sekret dhe unë e dua atë përtej fjalëve”.