Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, është shumë e dashur për publikun.
Me talentin në muzikë dhe afërsinë që ka me njerëzit ka arritur të bëhet e tillë, andaj qëndron sa më afër fansave me publikimin e fotografive në rrjete sociale.
Së fundmi e ka publikuar një foto ku shihet krah djalit të saj, mashkullit më të rëndësishëm për të.
“Unë e adhuroj buzëqeshjen e tij. Unë i dua përqafimet e tij. Unë e admiroj zemrën e tij,por mbi të gjitha …… E DUA që ai është Biri im !! ❤️☝🏻🤲🏻”, ka shkruar ajo pranë postimit.