Basha takim me bizneset në Shëngjin: Klima më e keqe në 30 vite…

0
27
Gjigandi

Shëngjini është një nga qytetet e goditur rëndë nga situata e krijuar nga Covid-19. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me disa biznese në Shëngjin, të cilët jan shprehur se e kanë falimentimin në prag.

“Shumë vështirë, shumë vështirë. Domethënë nuk e di. Ka rënë krejt. Deri tani që unë e kam mbajtur hapur, jam detyruar ti paguaj punëtorët nga xhepi. Llogarite domethënë sa dobët kemi qenë” – u shpreh njëri nga operatorët turistikë, i cili u pasua nga një tjetër i cili e parashikonte me pesimizëm të ardhmen. “Hajt, do ta shtyjmë edhe këto dy muaj, por nëse do vazhdojë kështu, në shtator ose do e lëshoj me qera ose ta mbyll komplet” – tha pronari i një hoteli.
“Për të bërë këtë lloj shërbimi duhet rreth 40 veta. Aktualisht e kam përgjysmuar se futja e pandemisë, e kështu dhe jam rreth 15 veta. Edhe këto i marrim kështu fundjavës i punësojmë, vetëm fundjavës” – tha pronari i një lokali, ndërsa një tjetër iu referua ndihmës nga shteti që i ka munguar deri më tani. “Po rezistoj, por ne kemi nevojë për likuiditet, po likuiditet nuk  ka. Për me i pagujt faturat, i pyesim bankat, jo s’kemi thonë, vetëm për paga punëtorësh”.
Gjatë qëndrimit në Shëngjin, kreu i opozitës u takua me disa operatorë turistikë, të cilët treguan gjendjen e rëndë të turizmit dhe papunësinë në rritje.
“S’kanë me çfarë t’i paguajmë, se s’kanë lekë as njerëzit, a kupton. Shikoje s’ka, s’ka njerëz fare. S’kanë as lekë me paguajt. Shumë dobët këtë vit”- u shpreh njëri nga operatorët turistikë.
Pronari i një biznesi hotelerie u thotë se si shpresë të vetme shikonte turistët nga Kosova, pasi janë të vetmit që frekuentojnë këtë plazh dhe që japin frymën e mbijetesës për hoteleritë në këtë zonë.
“Faleminderit vëllezërve nga Kosova që jemi në punë sot dhe Rrugës së Kombit që e ka sjellë turizmin në Shëngjin”, i tha ai zotit Basha, i cili pati rastin të shpjegonte ndryshimin mes tij dhe qeverisë aktuale në trajtimin e biznesit.
Lideri i opozitës mbështeti kërkesat e operatorëve turistikë për një paketë të veçantë për turizmin, i cili ka marrë një goditje të rëndë nga anulimet e rezervimeve.
“Një nga faktorët kryesor që duhet të ndihmoheshin me paketat, të ashtuquajtura, se janë gjysëm paketa. Sa na përket ne si opozitë, ne kërkuam shumë më shumë, e ngritëm zërin që taksat tuaja të shkonin për të ndihmuar konsumatorët, të shkonin për të ndihmuar operatorët dhe në tërësi operatorët ekonomikë të vendit, por edhe ato gjysmë paketa që u hartuan me qëllim gjoja për të ndihmuar ata që janë goditur më rëndë, siç është  mes tyre industria e turizmit, nuk kanë  dhënë  asnjë efekt. Synimi ynë do të jetë që brenda një viti Shqipëria të jetë vendi me numrin më të ulët të lejeve dhe autorizimeve në Ballkan. Taksën e sheshtë 9%, kontributet shoqërore 18% dhe 2 masa që besoj, njëra është vendosur që është ulja e çmimit të naftës duke eleminuar taksën e qarkullimit të Ramës, që eshte 240 lekë për litër dhe kjo padiskutim që jep një efekt të jashtëzakonshëm lehtësues për ju dhe natyrisht do të shqyrtohet për bizneset prodhuese dhe për shtresat në nevojë” – theksoi kreu i opozitës.

Lexo edhe:  Edi Rama mbledh koordinatorët e veriut në Velipojë, mes tyre Lleshaj e Tom Doshi - Lajmi i Fundit - Lajme

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu