Durrës, buka po gatuhet në shtëpi/ Që nga nisja e pandemisë konsumi në furra ka rënë 40%

0
Gjigandi

Kjo amvisë durrsake ka disa muaj që e përgatit vetë bukën për familjen e saj dhe nuk është e vetmja.

Edhe shumë familje të tjera në Durrës kanë nisur ta bëjnë vetë bukën duke u kujdesur jo vetëm për cilësinë dhe sigurinë e saj, por dhe për buxhetin familjar.

“Që nga pandemia po e bëj vetë. Më pëlqen. Më duket më e pastër dhe më e sigurt. E kemi pak problem se te furra kalojnë shumë veta. Një kujdeset, një jo. Është ulur dhe kosto. Frika nga koronavirusi”, shprehen dy amvisa.

Klodian Dollani ka 11 vjet që punon në sektorin e prodhimit të bukës në Durrës, por muajt e fundit i konsideron si periudhën më të vështirë të aktivitetit të tij. E gjithë dita dhe jeta e tij familjare është lidhur me këtë furrë buke dhe përkushtimin ndaj saj dhe klientëve, po që pas tërmetit të 26 nëntorit dhe më shumë gjatë pandemisë, fuqia blerëse ka rënë.

“Ka rënë konsumi nga pandemia. Ka rënë rreth 40% e punës. Tani është shtuar pak, po jo në nivelin e duhur. E bëjnë bukën vetë. Kanë marrë miell në shtëpi. Edhe ekonomia familjare ka rënë dhe kjo ka ndikuar shumë. Me vështirësi po e përballojmë. Ato 5 lekë që kishim hequr mënjanë po i përdorim që të mbajmë punën ngritur, që të mbijetojmë”, shprehet Klodian Dollani, prodhues buke.

RonaTyra

Edhe Irfan Tragaj pohon se ky aktivitet është në krizë, ndonëse ai vetë ka guxuar dhe është përfshirë në të gjatë kësaj periudhe. Më parë ka qenë i punësuar në një furrë buke, po vendosi që të punojë për veten dhe të hapë furrën e tij të bukës në Durrës.

“Krizë është në fakt. Ndjehet shumë. Të gjithë ata që njoh unë ankohen. Shumë banorë janë larguar nga tërmeti nga lagjja, por po merren grantet e rikonstruksionit dhe njerëzit do të kthehen. Shumë e kanë marrë miellin në shtëpi dhe e gatuajnë vetë, nga frika. Unë tani e kam hapur, po konsumi ka rënë shumë. Pak me sakrifica, po do jetë më mirë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu