Është në kërkim të një ekipi të ri

0
Gjigandi

Te Laçi kanë nisur të punojnë për merkaton dhe afrimi i parë mund të jetë një mesfushor i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e kurbinasve.

Sipas asaj që shkruan “Sportmedia”, Bojan Najdenov mund të rikthehet nga Laçi, aty ku ai u largua vitin e kaluar. Mesfushori 28-vjeçar u transferua në janar te Akademija Pandev, po aty nuk luajti shumë, kjo për shkak të shpërthimit të pandemisë dhe pezullimit të kampionatit.

Tashmë Najdenov është një lojtar i lirë dhe nga Maqedonia e Veriut e lidhin me një kalim të mundshëm te Laçi. Megjithatë sipas raportit të sipërpërmendur, interes për mesfushorin kanë shfaqur edhe disa ekipe nga Kosova, të cilat gjithashtu e pëlqejnë lojtarin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu