Fansat e shqiptares së famshme, Dua Lipa, janë në pritje të këngës së re, të cilën do ta publikojë me videoklip pas katër ditësh.
Porse derisa jemi në pritje të videos së re muzikore, 24-vjeçarja ka bërë një njoftim tjetër të rëndësishëm për dashamirët e muzikës së saj.
Ajo ka bërë të ditur se do të jetë një nga interpretuesit në edicionin e sivjetmë të MTV Europe Music Awards që zhvillohet më 3 nëntor në Sevilla të Spanjës.
“Katër ditë deri te ‘Dont Start Now’! Dhe jam shumë e gëzuar t’ju njoftoj se do të performoj në MTV EMA më 3 nëntor!”.
“Shihemi në Sevilla engjëjt e mi… Do të jetë shumë argëtuese”, ka shkruar këngëtarja shqiptare në përshkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.