Protestë kundër HEC në Mirditë, banorët kërkojnë që mos dëmtohen ambjenti

0
Gjigandi

Banorët e disa fshatrave të Mirdites janë të vendosur të mos lejojnë ndërtimin e hidrocentraleve ne zonat e tyre. Ata kane organizuar disa herë protesta në mbrojtje të lumenjeve të tyre por që deri më tani nuk kanë arritur që të anulojnë lejen e dhënë për ndërtimin e HEC.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Një përfaqesi e tyre ishin sot në Lezhë pasi në protestën e fundit kishin marrë premtimin për zhvillimin e një takimi ndërmjet përfaqësuesve të firmës, bashkisë, policisë dhe prefekturës por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Banorët e Kacinarit u priten vetëm nga prefekti i Lezhës i cili u premtoi ngritjen e një grupi pune për shqyrtimin e kësaj problematike.
Deri në momentin që leja e dhënë do të anulohet banorët nuk do ti ndalin protestat, ndërsa theksojnë se do të mbrojnë ujin edhe me jetën e tyre.
Kristina Pemaj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu