Drogë pranë depos së ujit, pranga 3 personave në Sarandë dhe Gjirokastër, një tjetër në kërkim

0
Gjigandi

SARANDË, GJIROKASTËR-Tre persona janë arrestuar në Sarandë dhe Gjirokastër, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Në Sarandë në kuadër të operacionit “Dermishi” u arrestua Stavro Cakuli, 32-vjec dhe u shpall në kërkim Geraldo Obzova 29 vjeç, si autorë të implikuar në këtë veprimtari të paligjshme Sipas policisë, në afërsi të depos së ujit që furnizon fshatin Dermish, u kap një parcele që e kishin përshtatur për të mbjellë “cannabis sativa”. Policia i sekuestroi 75 bimë narkotike me lartësi 3-50 cm.

Gjithashtu, në vijim të këtij operacioni, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë në afërsi u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë e llojit TT, për të cilën u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi O. Ç., 37 vjeç, banues në Dërmish, Finiq.

Ndërkohë në Gjirokastër u arrestua 51-vjeçari me iniciale Gj.P pasi në vendin e quajtur “Kreshpa”, zonë e pyllëzuar, pronë publike, u gjetën të kultivuara bimë narkotike. Policia thotë se kontrolli i territorit do vijojë pandërprerë, me qëllim evidentimin, parandalimin dhe goditjen e çdo tentative për kultivim të bimëve narkotike.

RonaTyra

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë pak ditë më parë u arrestuan 11 persona në Gramsh për kultivim kanabisi pranë një depoje uji. Pikërisht me ujin e depos që furnizonte me ujë banorët e fshatit Kotorr, këta persona vadisnin dhe kultivonin lëndën narkotike. Shpesh herë banorët e fshatit mbesnin dhe pa ujë, pasi pikërisht sasia e ujit që ishte për konsum për banorët, shërbente për të vaditur parcelën e mbjellë me drogë. Momentalisht për këtë çështje vijojnë të jenë në kërkim Guzimtar Kotorri dhe vëllai i tij Ahmet Kotorri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu