Detajet që ju bëjnë të kuptoni nëse një person po ju gënjen

0
Gjigandi

Sytë

Kontakti me sy mund të jetë një tregues i fortë i pandershmërisë. Për shembull, nëse dikush po bën shumë pak ose më shumë seç duhet  kontakt me sy, ka gjasa që ky person po të gënjen. Thyerja e kontaktit me sy gjatë bisedës është krejtësisht e natyrshme, por nëse dikush po gënjen, ai / ajo do të zbulohet nga kontakti i tepërt me  sy ose mungesa e plotë e tij.

Koka

Personi që  po gënjen, ndoshta do të tundi  kokën e tij / saj përballë asaj që thuhet. Një shenjë tjetër që një person është duke gënjyer është nëse ai / ajo ngurron pak para se të miratojë duke tundur  kokën.

Hunda

RonaTyra

Njerëzit e pandershëm shpesh prekin hundët e tyre kur ata janë duke gënjyer. Ky është një tregues fizik që mund t’ju ndihmojë të përcaktoni nëse jeni duke u mashtruar.

Goja

Një person i cili po gënjen, mund t’i fsheh buzët ose të mbulojë gojën në mënyrë të pandërgjegjshme, në  përpjekje për të parandaluar gënjeshtrën që të dalë.

Frymëmarrja

Ndërkohë që dikush është duke ju gënjyer, ai / ajo fillon të marrë frymë më shpejt ndërsa flet.  Frymëmarrja aq e shpejtë, është pasojë ose e përfundimit të një maratone, ose e një gënjeshtre të madhe për ju.

Përsëritja

Një person i pandershëm do të përsërisë të njëjtat fraza ose fakte duke menduar se duke theksuar dhe duke thënë të njëjtën gjë pa pushim ai / ajo do të duket më bindës.

Zëri

Kushtojini vëmendje ndryshimeve të pazakonta të zërit, a është më i lartë apo më i ulët se zakonisht, a është më i shpejtë apo më i ngadaltë? Një gënjeshtar nuk do të jetë në gjendje të kontrollojë tërësisht tingëllimin e zërit, kështu që do të jetë e lehtë të dalloni nëse jeni duke u gënjyer nga dikush.

Duart

Pozicioni i duarve mund t’ju tregojë nëse një person është një mashtrues  apo njeri i besueshëm. Shenjat e mundshme që një person është një gënjeshtar janë: kruajtja e hundës, prekja ose mbulimi i buzëve ose shtrëngimi i grushteve.

Trupi

Një person i sinqertë përkulet ndaj personit tjetër kur është i angazhuar në një bisedë. Por një gënjeshtar do të lëvizë ose do të largohet pa mendje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu