Deshtojne negociatat ne Bruksel, Macron shmang mediat, del nga dera e pasme – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Dështojnë përfundimisht negociatat për zgjerimin e BE në samitin e Brukselit. Sipas EurActiv, kjo çështje nuk është në axhendën e sotme. Megjithatë mund të përmendet ndoshta në konkluzionet finale. Një burim tha për portalin se pati raportime se tre shtete ishin kundër nisjes së negociatave, por çështja nuk është e thjeshtë sepse pati prej atyre shteteve që ishin në favor të ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. EurActiv shkruan se pasi bllokoi nisjen e negociatave, presidenti francez Emmanuel Macron iu është shmangur mediave mbrëmë dhe sot në mëngjes duke mos dalë nga dera kryesore. Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha disa fjalë të përgjithshme. “Pati një atmosferë shumë pozitive për arritjet e jashtëzakonshme që kanë bërë këto vende për t’u afruar me BE-në. Është shumë e rëndësishme që ne duam të japim sinjal të fortë nga ky samit se sa të rëndësishme janë për ne këto vende, që kanë punuar fort dhe kanë demonstruar se po i afrohen gjithmonë e më shumë Bashkimit Europian. Eshtë shumë e rëndësishme për ne që të zhvillojmë një perspektivë të përbashkët”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu