Perfundon dashuria, Loredana konfirmon ndarjen nga Mozzik

0
Gjigandi

Përfundimisht Loredana Zefi dhe Mozzik janë ndarë! Prej kohësh spekulohej se lidhja e tyre ishte ftohur dhe se e vetmja gjë që i mbante bashkë ata të dy, ishte vajza e tyre Hana. Ka qenë vetë Loredana e cila ka konfirmuar ndarjen nga partneri i saj. Me anë të një postimi në Instagram ajo tregon se do të jetë bashkë me Mozzikun vetëm në turneun e përbashkët “Bonnie and Clyde”, që dyshja kanë programuar për vitin 2020. “Për të gjithë fansa te e mi! Siç të gjithë e keni vënë re nga postimet në rrjetet sociale unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë. Ne të dy vendosëm të bëjmë një pushim si në biznes sin ë jetën private. Kjo gjë për mua do të thotë ndryshim i madh si në anën profesionale ashu edhe atë private. Për shkak të ngjarjeve të fundit në jetën tonë private, Mozzik dhe unë kemi vendosur bashkë so të jemi vetëm në turneun e përbashkët “Bonnie and Clyde”. Aktualisht kemi nevojë për këtë distancë, mbase në të ardhmen gjejmë përsëri njëri-tjetrin. “Tani e në vazhdim jam një nënë beqare, gjë e cila më bën më të fortë”, shkruan ndër të tjerash Loredana në postimin e saj në gjuhën gjermane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu