Dermatologët propozojnë tri mënyra të eliminimit të qimeve në shtëpi

0
Gjigandi

Qimet e rritura shfaqen pas rrojës, depilimit, epilimit apo eliminimit të qimeve me pincë

Edhe pse mund të shfaqen gjithandej nëpër trup, zakonisht më e ndjeshmja është zona e bikineve, si edhe sipërfaqja e këmbëve, sepse ato janë pjesë të trupit të cilat më së shpeshti depilohen.

Si t’i eliminojmë qimet e rritura në shtëpi?

Dermatologët kanë treguar si t’i eliminoni qimet e rritura në shtëpi.

Përdoreni kremin e akneve

RonaTyra

Për procedurë të shpejtë dhe të padhembshme të eliminimit të qimeve dermatologët këshillojnë të përdorni kremin e akneve në zona të irritueshme.

Provoni me vajin e pemës së çajit

Vaji i pemës së çajit (Melaleuca alternifolia) është vaj natyral i cili ka cilësi antibakteriale, antiseptike dhe kundërinflamatore.

Njomni leckën apo gazën në vaj të rralluar me ujë të ngrohtë dhe vendoseni si kompresë në pjesën e trupit ku keni më së shumti qime. Në dhjetë pika vaj nevojiten rreth 1,2 deri në 1,7 dl ujë.

Kjo mënyrë do t’jua hapë poret dhe do të zvogëlojë skuqjen, por është mjaft e butë dhe nuk e dëmton lëkurën.

Eliminimi me gjilpërë të vogël dhe pincë

Me gjilpërë dhe pincë shkatërroni sipërfaqen e poreve të cilat kanë folikula të forta. Dermatologët propozojnë që më parë t’i sterilizoni gjilpërën dhe pincën me antiseptik. Pastaj depërtoni shtresën e lëkurës me gjilpërë, afrojuni qimes anash dhe hiqeni me pincë.

Pas kësaj procedure sërish të gjitha sterilizoni.

Pengimi i rritjes së qimeve

– Preventiva më frytdhënëse është eliminimi i qimeve me laser

– Brisku i mprehtë i rrojës dhe shkuma e rrojës

– Piling para depilimit

– Depilimi në drejtim të rritjes së qimeve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu