Secila amvisë heq të zitë e ullirit me derën e furrës e cila ndotet me rastin e çdo pjekjeje
Më së shumti telashe kanë rreth pjesëve të qelqta, sepse në to nuk guxojmë të bëjnë shtypje tepër të forta as ta përdorin telin i cili mund ta gërvishtë sipërfaqen e ndjeshme të qelqit.
E pastër, por e gërvishtur? Dyert e tilla janë përkujtues i përhershëm i gabimeve të cilat i kemi bërë me vegla të ndryshme kur kemi arritur t’i eliminojmë yndyrat e pjekura mirëpo edhe ta shkatërrojmë aparatin e dobishëm të kuzhinës.
Amvisat e reja janë kujtuar të provojnë diçka krejtësisht të re – tabletën për larje të enëve në makinë.
Për fillim, patjetër përdorni dorezat, sepse këto tableta janë jashtëzakonisht të forta. Pikërisht për këtë shkak edhe mund t’i eliminojnë njollat nga sipërfaqet e enëve.
Derën e furrës njomeni mirë me sfungjer të lagësht, pastaj me kujdes me skajin e tabletës filloni ta fërkoni xhamin me to.
Derisa të jetë krejtësisht e thatë tableta, kohë pas kohe mund ta njomni në sfungjer – me kujdes – që të mos fillojë të shkrihet tepër. Kur ta pastroni xhamin, kaloni në pjesën e emaluar.
Atëherë një pjesë e mirë e tabletës do të jetë e shkrirë, andaj përfundojeni në atë mënyrë që pjesët e mbetura të saj t’i fërkoni mirë me sfungjer në gjithë derën.
Lëreni këtë shtresë që të qëndrojë pak pastaj shpëlajeni mirë dhe shkëlqejeni me leckë të thatë.