Stresi paralajmëron lansimin e albumit “Arkimedi”

0
Gjigandi

Arkimed Lushaj, i njohur në emrin artistik si Stresi, së fundmi ka qenë aktiv në industrinë e muzikës. Para tre ditësh, ai ka publikuar këngën e re, me titull dhe tekst eksplicit “Kush R*kin je ti”.

Në disa pjesë të klipit, të realizuara kryesisht në Shqipëri, Stresi është parë duke konsumuar lëndë që ngjanë me ato narkotike.

Por, si duket, reperi nuk e ka ndërmend ta lë me kaq. Përmes një postimi në rrjetin social Instagram ai ka ndarë me ndjekësit e tij disa sekuenca të një këngë që bën pjesë në albumin e tij.

Albumi titullohet “Arkimedi”, që përmban emrin e vërtetë të reperit, e që sipas tij, do të jetë albumi më i mirë në mbarë vendin.

“Priteni shumë shpejtë albumin tim më të fortë në Shqiptari. Albumi e dini si titullohet, “Arkimedi”, ka thënë Stresi në videon e publikuar.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu