Reperja e njohur shqiptare, Tayna, vazhdon të komentohet shumë për dukjen e saj.
Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.
Së fundmi, bukuroshja nga Prizreni rrëmbeu vëmendjen me disa fotografi të reja të ndara me ndjekësit në Instagram, ku u shfaq me flokët ngjyrë rozë.
Ky ndryshim i ri i saj u komentua në masë të madhe nga ndjekësit, teksa 23-vjeçarja u komplimentua edhe për veshjen.
Mirëpo edhe pse dukej bukur me një fustan të bardhë të shkurtër, duket se jo gjithçka shkoi mirë me këtë paraqitje të saj.
Dekolteja e hapur në masë të madhe bëri që në një nga fotografitë, gjoksi i saj të ekspozohet më shumë se që duhet.
Ishte edhe vet reperja ajo që bëri me dije se fustani e kishte “tradhtuar” paska duke i nxjerrë gjoksin në momentin kur ajo po fotografohej.
Mirëpo në fotografinë e publikuar për fansat e saj në InstaStory, Tayna e ka mbuluar atë pjesë me një emoji, gjersa ka shkruar thjeshtë “e lumtur” në përshkrimin e kësaj fotografie, ku shihej e buzëqeshur.