Shënohen 2 viktima në 24 orë nga koronavirus!

0
Gjigandi

Ministria e Shëndetësisë në daljen e përditshme për të na përditësuar me të dhënat rreth situatës së krijuar nga Covid-19 në vend, bëri me dije se numri i të infektuarve në 24 orët e fundit është 77 raste, si dhe janë shënuar dy humbje jete, duke e çuar kështu në 51 numrin e viktimave nga Covid-19 në vend.

“Gjatë 24 orëve të fundit, për fat të keq dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, pavarësisht asistencës së madhe të mjekëve dhe trajtimit mjekësor.
Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura. Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare. Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha Eugena Tomini.

Aktualisht në Spitalin Infektiv janë të shtruar 87 pacientë, ndër ta 15 në terapi intensive dhe 2 pacientë të intubuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu