Kush e dëgjon një deklaratë të tillë nga një vajzë e re, me siguri do të mendonte njëlloj: e guximshme apo jo? Por edhe e vendosur njëkohësisht. Sepse Erion Zeqiraj nuk është më profili që një pjesë prej jush mund ta mbajë mend nga Big Brother. Shumë vite pas spektaklit që i dha famën, ai ka moderuar disa programe në televizione, por gjithashtu ka marrë pjesë edhe në shumë projekte të tjera jashtë ekranit….
Në një prej të cilave është njohur edhe me volejbollisten bukuroshe me të cilën sot bashkëjeton. Quhet Blerta dhe prej pak kohësh është mësuar se bashkëjeton me moderatorin e njohur Erion Zeqiraj. Pasditen e kësaj të hëne, Blerta ishte e ftuar në “Rudina” për të rrëfyer pasionin dhe profesionin e saj, jetën mes volejbollit dhe modelingut, por edhe lidhjen e dashurisë me Erionin.
Shumë shpejt, modelja beson se do të jetë pjesë e disa projekteve të modelingut në Turqi, ku shpreson edhe të aktivizohet si volejbolliste.
Pas pyetjes së Rudinës “Po Erionin ku do ta lësh?”, Blerta u përgjigj menjëherë: “Me vete…” dhe pas kësaj nisi të tregonte se tashmë, prej një viti ata janë bashkë: “U bë gati një vit që jemi bashkë. Është njeriu më i mirë i jetës sime dhe e mbylla jetën time me Erionin. Mendoj se çdo gjë do të kalojë mirë, sepse fillimi i mbarë është gjysma e punës. Fillimi ka qenë shumë i mbarë dhe besoj se do të vazhdojë kështu…” – tha Blerta.
Siç shpjegoi më pas Blerta, ishte volejbolli ai që I bëri bashkë dy të rinjtë: “Fillimisht unë luaja me Vlorën, por duke qenë se nisa studimet në Tiranë, bëja stërvitjen tek Tirana, ku edhe Erioni është pjesë e ekipit të Tiranës. Erioni ka rreth 3 vite që më shikonte aty, por nuk është se kam dashur të lidhesha apo të njihja dikë, duke qenë se kam qenë e fokusuar tek volejbolli dhe modelingu. Ka 1 vit që fillova t’i kushtohesha edhe Erionit.”